ShowBizzz

Përse u nda Sara nga Ledri? Gazetari i njohur zbulon arsyen e fortë

Ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër temat më të diskutuara në median rozë. Por nga ana tjetër nuk kanë munguar as hipotezat se Ledri dhe Sara po e shfrytëzojnë këtë moment për vëmendje në karrierën e tyre, duke qenë se nuk ka ardhur ende një reagim nga vetë ata.

I ftuar në “7pa5”, mik i Sarës dhe Ledrit, gazetari Andi Vrapi konfirmoi edhe njëherë se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies, pikërisht kur të gjithë prisnin datën e dasmës.

Sipas gazetares Manjola Markola, arsyeja e ndarjes së çiftit ishte përfshirja e Sarës në një film, ku skena e puthjes me një aktor bëri mjaft bujë.

Ishte pikërisht edhe ky moment ku krah shkëlqimit të karrierës së Sara Hoxhës u konfirmua nga menaxheri i Ledrit ndarja e tyre.

Përse u nda Sara nga Ledri? Gazetari i njohur zbulon arsyen e fortë