Lajme

Shqipërisë i shtohet një tjetër aeroport, Rama publikon fotot: Ja ku do të ndërtohet

Në aeroport i ri do t’i shtohet Shqipërisë. Bëhet fjalë për Aeroportin e ri Turistik të Jugut, i cili do të ndërtohet në fushën e vjetër ajrore të Gjorokastrës.

Lajmin për aeroportin e ri e ka njoftuar kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook këtë të shtunë.

Kryeministri bën me dije se gara për ndërtimin e Aeroportit Turistik të Jugut do të hapet brenda 6 mujorit të parë të ketij viti.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera në zonën Sarandë-Gjirokastër me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Aeroporti i ri pritet të jetë një pikë e rëndësishme zhvillimi dhe do të sjellë më shumë zhvillim turistik dhe ekonomik të kësaj zone.

Me rritjen e vizitoprëve Gjiorakastra pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën Mbrojtjen e UNESCO-s, pritet të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo