ShowBizzz

“Bëra Kiarën të qajë…”, Luiz Ejlli tregon dy gabimet e tij në Big Brother

Fituesi i “Big Brother Vip2” Luiz Ejlli ka treguar dy gabime të cilat ka bërë gjatë qendrimit të tij në shtëpinë e BBV2 që sipas tij “nuk do t’ia falë kurrë vetes”.

Nëpërmjet një video në InstaStory në Instagram, ish-banori tha se gabimi i tij ka qenë që ka marrë inat një ish-banor të cilin e ktheu në armik. Ejlli i referohet modelit, Eni Tare, me të cilin ka bërë debate të vazhdueshme, por që tani është penduar.

Ndërsa gabimi tjetër është që ka mërzitur Kiarën dhe e ka bërë të qajë gjatë qendrimit të tyre në shtëpinë e BBV2.

“Dy gabime që nuk ia fal vetes kurrë që kam bërë në “BBV” një gabim me Kiarën që e kam mërzitur dhe e bëra të qajë dhe e dyta ka të bëjë me një banor që e mora inat apo e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Dhe ky i dyti është ky që kam në makinë këtu Eni Tare, e mbani mend. Është super djalë dhe nuk di domethënë, po ta them publikisht, po të kërkoj falje, ti e di që ishte gjithçka në kuadër të lojës”, thotë Luizi në InstaStory.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme nis sezoni i tretë i Big Brother Vip. Deri më tani konkurrentët e konfirmuar që do të marrin pjesë në lojë, janë Julian Deda dhe Meriton Mjekiqi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb