Aktorja Anna Lika ka ndarë pak minuta më parë lajmin e bukur se është bërë teze.
Motra e saj ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë quajtur Zeina.
Ky lajm vjen në jetën e motrave si një shpresë pas ditëve të vështira.
Postimi i aktores
Nëna e tyre, Ilda Gjoni u nda nga jeta në ditën e Krishtlindjes të vitit që lamë pas.
“Dhe dielli do të lindë përsëri se ne të gjithë e dimë sesa shumë doje ti që t’i gëzonim jetës… Dje i thamë mirëseerdhe mbesës tënde të dytë. Viki na gëzoi me një tjetër bukuroshe dhe ne do t’i tregojmë çdo ditë për gjyshen e mrekullueshme që pati. Qofsh jetëgjatë Zeina! Të duam shumë.”, ka shkruar Ingrid Gjoni.
Edhe pse një personazh jo i famshëm, Ilda tronditi opinionin publik të cilët e njihnin se motra e Ingird dhe Inis Gjonit. Ilda u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë.
Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa.