Kuriozitete

Pa stres, ja kur është koha më e mirë për tu peshuar

Ndoshta doni të bëheni më të shëndetshëm ose po shpresoni të vishni xhinset e preferuara që ju rrinë ngushtë.

Cilado qoftë arsyeja, është plotësisht e llogjikshme të duash trupin tënd dhe të duash të humbasësh peshë.

Peshohuni çdo javë

Kur përpiqeni të humbisni peshë është tunduese të merrni peshoren dhe të peshoheni çdo ditë, por kjo nuk është diçka e vlefshme.

Për shumë arsye pesha juaj ndryshon çdo ditë, përshembull ju mund të ndiheni të fryrë nga kripa ose uji i tepërt në organizëm.

Në fakt, një studim ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se njerëzit priren të peshojnë më shumë gjatë fundjavave, për shkak të zakoneve të ndryshme të ngrënies, gjumit dhe stërvitjes!

Pra, zgjidhni një ditë të javës dhe peshohuni.

Peshimet javore do t’ju japin një rezultat më të saktë se si pesha juaj ndryshon.

Peshohuni në mëngjes

Pasi të keni caktuar një ditë për t’u peshuar, bëjeni atë sapo të zgjoheni në mëngjes dhe të jeni esëll.