ShowBizzz

Pak orë para spektaklit, Arbana i ka dy fjalë për Ledionin

Sonte fillon spektakli i “Big Brother Vip Albania, por këtë herë jo me Arbana Osmanin”.

Prezantues i këtij viti është Ledioni, të cilin Arbana para pak minutave e bekoi me një postim në Instagram, shkruan Kosovarja.

Moderatorja e njohur përzemërsisht i uroj suksese sonte, dhe i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)
E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”