ShowBizzz

“Zoti na riktheu buzëqeshjen”, Ana Lika jep lajmin e bukur mes ditëve të trishta

Mes ditëve të trishta pas ndarjes nga jeta të Ildës, Ana Lika ka marrë sot një lajm shumë të bukur. Ajo është bërë teze.

Mes këtyre ditëve kaq të trishta për ne, Zoti na riktheu buzëqeshjen me ty drita jonë e vogël. Mirë se erdhe në jetë Zeina, tezja të do shumë”, ka shkruar Ana krah fotos së vogëlushes.

Largimi i parakohshëm nga jeta i motrës së Ingritit dhe Inisit, Ilda Gjonit tronditi të gjithë njerëzit pak ditë më parë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ilda është bërë nënë në moshë shumë të re, 18 vjeç ka sjellë në jetë vajzën e parë, Anën, që të gjithë e njohim, 23 vjeç u bë nënë për herë të dytë me Vikin dhe disa vite më vonë familja u shtua me një djalë.



lokimagazine