Lajme

“Koka” e bandës shqiptaro-greke, Enivled Aliaj drejtonte grupin kriminal nga qelia

Shqiptarët njihen në mbarë botën për zotësinë e tyre në botën e krimit, veçanërisht në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ditën e djeshme policia greke shkatërroi bandën shqiptaro-greke të kokainës, e cila operonte në ishullin e Korfuzit. Hetimet e policisë greke zbuluan se të përfshirë në këtë bandë ishin mbi 10 shqiptarë dhe disa shtetas grekë, mes tyre një ish-polic.

14 anëtarët e bandës u arrestuan nga policia në vendin fqinj, ndërsa pesë të tjerë u shpallën në kërkim.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit u sekuestruan 1.6 kg kokainë e pastër, armë zjarri dhe dy automjetet që përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.

Autoritetet në vendin fqinj thanë se grupi kriminal trafikonte dhejtëra kilogramë kokainë në vit. Mediat greke njoftojnë se disa nga personat e përfshirë në grupin kriminal, punonin për bandën nga qelia pasi ishin të arrestuar për vepra të mëparshme kriminale.

Gjithashtu drejtuesi i bandës Enivled Aliaj, menaxhonte dhe ndante punët e bandës nga burgu i Korfuzit.

Enivled Aliaj u arrestua në prill të 2023-it në Korfuz të Greqisë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, Aliaj ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit, Dino Majkon dhe i ka shkaktuar atij, dëme serioze për jetën dhe shëndetin.

Emrat e personave te përfshirë (disa prej tyre ne burg, punonin për bandën nga qelia) dhe të personave të shpallur në kërkim nga policia greke:

Të përfshirë janë: Romeo Bici i datëlindjes 1986 (shqiptar) Bernard Arapi 1992(shqiptar),Edlira Qendro 1979(shqiptare), Enivend Aliaj 1985(shqiptar), Donald Aliaj 1988(shqiptar), Endri Hoxha 1992(shqiptar),Klement Hoxha 1988 (shqiptar),Nikolas Paktitis 1985(grek), Anastasia Simati 1999 (greke),Dhimitra Handrinou1995(greke), Theodhoros Petropulos 1993(grek), Kristoforos Athanasios (grek,ish polic), Andreas Komianos(grek),Theodhoros Kurkulos(grek)

Në kërkim u shpallën: Laert Beleri 1976(shqiptar), Anest Bino 1989(shqiptar), Mirel Mustaka 1975(shqiptar), Olena Ivanova 1988(ukrainase), Miklovan Deneko1987(shqiptar).

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo