Lajme

Mbërrijnë 2 helikopterët “Black Hawk”, reagon Peleshi dhe Ambasada e SHBA në Tiranë

2 helikopterëve amerikanë ‘Black Hawk’ kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur në mediat sociale, ministri Niko Peleshi, i cili e konsideroi këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura.

Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”, shprehet ai.

Nuk ka munguar as reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku shprehet se helikopterët do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë.

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Haëk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Haëk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes,” shkruhet në reagim.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo