Lajme

Temperatura në -5°C, parashikimi i motit për këtë të diel

Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër ku i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo