Lajme

 Tërmeti në Lushnjë, 20-vjeçari në panik bie nga shkallët dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë, ku ka humur jetën një 20-vjeçar, i cili ka rënë nga shkallët.

Burime për media bëjnë me dije se 20-vjeçari është trembur nga tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme vendin, ka tentuar që të dalë nga banesa. Në panik Daniel Rika ka nxituar të dalë nga banesa, por ka rënë nga shkallët dhe për pasojë ka humbur jetën.

Kanë qenë familjarët që kanë gjetur të pajetë të riun. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për për zbardhjen e plotë të ngjajres.

Kujtojmë që një tërmet i fortë goditi vendin mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 00:17, lëkundjet janë shënuar mes Elbasanit dhe Lushnjës, ku magnituda ka qenë 4.6 e shkallës Rihter.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo