LifeStyle

Sipas astrologëve, ja cilat nga femrat e zodiakut janë “mbretëreshat e akullit”

Ujori

Nuk është për t’u habitur që ajo zë vendin e parë, pasi shpesh akuzohet nga partneri si indiferente dhe e ftohtë. Edhe në rast ndarjeje, reagimi i saj është mjaft i ftohtë. Jo se nuk i ndjen gjërat nga shkëputja që ka por e konsideron si vetëmbrojtje.

Binjakët

Gratë e shenjës së Binjakëve mbajnë larg çdo emocion, pavarësisht se kanë një anë më të ndjeshme, zakonisht nxjerrin anën më të ftohtë. Ajo preferon të gëlltisë një skarë me qymyr sesa të flasë për atë që ndjen.

Virgjëresha

Specialiteti i Virgjëreshës është vendosja e emocioneve në mikroskop, analizimi i tyre, më pas prerja dhe vendosja e tyre në kuti me etiketat përkatëse. Ajo nuk sheh asnjë arsye për ekzistencën e emocioneve. Ajo i konsideron të dëmshme dhe përgjegjëse për çdo dështim.

Bricjapi

Gruaja Bricjap, e trajton emocionin si një armik që e pengon të arrijë qëllimet e saj. Realiste dhe e matur, ajo nuk ndikohet nga ajo që ndjen, por është e përkushtuar ndaj asaj që duhet të bëjë dhe e ndjek me besnikëri.