ShowBizzz

Video/ Nuk jemi burrë e grua… Egla dhe Juli e nisin aventuren e BBV3 me debate!

Mëngjesin parë në shtëpinë e Big Brother Vip, Egla dhe Juli e kanë nisur me debate. Sipas Eglës, Juli i nxori gjumin me një batutë që ai bëri në mëngjes. Egla dhe Juli u ulën bashkë jashtë, ndërsa aktorja sqaronte kolegun e saj:

“Lediona diçka të tha dhe ti the një fjali, shaka. Zëri yt më zgjoi. Kur të afrohem të them një gjë, mos më thuaj: Fillove ti! Se ne nuk jemi burrë e grua që kemi jetuar bashkë dhe unë të kam ngrënë shpirtin me kërkesa. T’u afrova miqësisht. Nuk të sulmova. Me shumë mirësjellje të thashë: Brenda etikës, njerëzillëkut, kurseje atë frymëzim që në mëngjes.”

Juli u përfshi edhe në një debat tjetër me aktoren Egla Cenaj. Egla kërkoi llogari se përse gocat duhet të ndërrohen në banjë, ndërsa Juli donte të ndërrohej në dhomën e gjumit dhe banorëve u thoshte: Mbyllni sytë! Ndërsa Egla ia kthen: Është mungesë respekti mor Jul!
Në një moment tjetër. Juli i thotë Eglës: Në zbor rrinim me të brendshme. Por Egla ia ktheu: “Dil me shokët ashtu!”