ShowBizzz

Kit Harington thotë se ai u diagnostikua me ADHD derisa ishte duke u rehabilituar

Aktori Kit Harington ka treguar se është diagnostikuar me çrregullim të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) gjatë qëndrimit në një klinikë rehabilitimi.

37-vjeçari, diskutoi për diagnozën, si dhe përvojat e tij me alkoolizmin, ankthin social dhe sfidat e shëndetit mendor – dhe veçanërisht se si ai u përball me teksa aktronte në “Game of Thrones”.

Në një artikull të botuar të shtunën në gazetën e Mbretërisë së Bashkuar, “The Times”, Harington zbuloi se ai kishte provuar më parë një program tjetër rehabilitimi përpara se të shkonte në një klinikë amerikane, ku ai mori diagnozën e tij të ADHD.

“E kuptova se jeta ime varej nga kjo. Për fat të mirë ishte vendi i duhur në kohën e duhur. Arrita të krijoj një jetë të re prej andej”, tha aktori në podcast për “The Times”.

Ai diskutoi gjithashtu përvojën e tij të mëparshme në rehabilitim, duke i thënë prezantuesit Ben Branson: “Unë hyra në rehabilitim i dehur, u kthjellova atje dhe shkova”, shkruan People.