Lajme

Vdekja e 20-vjeçarit në Lushnjë, i riu nuk u ndje mirë pas zgjimit nga tërmeti

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Lushnjë, ku humbi jetën një 20-vjeçar. Policia njoftoi se familjarët kanë gjetur të pajetë 20-vjeçarin, i cili ka qenë në dhomën e tij.

“Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

Mirëpo burime për media bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur pas tërmetit që goditi vendin mbrëmjen e djeshme. Familjarët kanë zgjuar të riun që të dilnin nga banesa. I riu është trembur dhe kur janë kthyer në banesë nuk është ndjerë mirë.

Të gjithë kanë shkuar për të fjetur gjumë, ku i 20-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti. Viktima Daniel Rika, sipas familjarëve vuante nga ankthi i shtuar dhe ishte me sindromën e autizmit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo