Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother Vip 3”, tregoi për eksperiencën e tij për herë të tretë si opinionist në këtë “reality show”.
Këtë edicion, në krah të tij si opinioniste, do të jetë Ori Nebiaj, për të cilën u shpreh se mendon që do të kenë një marrëdhënie të mirë.
“Orin e njoh edhe më parë, mendoj që do shkojë mirë, jam njeri që lidhem shpejt me njerëzit dhe gëzoj respekt si për dy opinionistet ashtu edhe për Orin”, u shpreh Arbëri.
Por a e uroi Zhaklina Arbrin për këtë sezon të ri?
Në këtë intervistë ai tregoi se nga dy ish-opinionistet Balina Bodinaku dhe Zhaklin Lekatari, kjo e fundit e ka uruar për sezonin e ri.
lokimagazine