Lajme

Marrëveshja me Italinë, PD kërkesë në GJK: Merr një opinion këshillimor nga GJEDNJ

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, deputeti demokrat ka bërë një tjetër kërkesë.

Në këtë kërkesë Bardhi ka kërkuar që të merret opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

Sipas demokratëve, Shqiperia si shtet anëtarr i KE dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa.

LEXO EDHE: Marrëveshja me Italinë, Bardhi kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Seanca të jetë e hapur

TS Poll - Loading poll ...

“Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa. “Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së Protokollit, Gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduara të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësisht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës.

Duke pasur parasysh pretendimet e kërkuesve lidhur me shkeljen e lirive dhe të drejtave të garantuara nga Konventa, reagimet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare, veçanërisht qëndrimin e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, natyrën shumë specifike të kësaj marrëveshjeje, impaktin e saj të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar, mungesën e precedentëve të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese, jurisprudencën e kufizuar të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në këtë drejtim, si dhe juridiksionin eskluziv të kësaj të fundit për të bërë interpretimin e Konventës dhe Protokolleve të saj, si dhe interesin e shtetit shqiptar, i cili, në eventualitetin e ratifikimit, mund të përballet me ankime në GJEDNJ për shkelje të Konventës, në mbështetje të nenit 1, të Protokollit nr. 16, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 44/b, të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe nenit 35, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë marrjen e një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, thuhet në shkresën e firmosur nga vetë Bardhi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo