
100 ditë më parë, në Izrael ndodhi ajo që më herët ishte e paimagjinueshme. Më 7 tetor, izraelitët u zgjuan nga bombardimet e militantëve të Hamasit. Edhe pse kanë kaluar plot 100 ditë, nuk ka ende asnjë shenjë që po afrohet fundi i konliktit.
Mijëra luftëtarë të Hamasit të armatosur rëndë u vërsulën 100 ditë më parë dhe s’kursyen askënd që i doli para. Të paktën 1,200 njerëz u vranë përgjatë gjatësisë së kufirit pasi mbrojtja izraelite u kap plotësisht në befasi. Imazhet e qindra të rinjve duke ikur për të shpëtuar jetën në festivalin Nova tronditën Izraelin deri në palcë. Më shumë se 360 njerëz u vranë në vendin e festivalit dhe dhjetëra të tjerë u rrëmbyen në Gaza.
Numri i civilëve të vrarë në bombardimet izraelite që pasuan sulmet e Hamasit ka qenë i madh. Më shumë se 23,000 janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, shumë prej tyre gra dhe fëmijë. Mijëra të tjerë besohet të jenë të vdekur nën rrënoja.

Pjesa më e madhe e territorit, nga qyteti i Gazës në veri deri te Khan Younis në jug, është shkatërruar që atëherë. Izraeli thotë se Hamasi është dobësuar rëndë dhe është bërë pothuajse i pafuqishëm si një forcë e organizuar në Gazën veriore. Por numri i civilëve të vrarë nga bombardimet izraelite ka qenë i madh.
Zyrtarët palestinezë thonë se 85% e popullsisë së Gazës është zhvendosur. Ndërsa më shumë ndihma po hyn tani në Gaza, shefi humanitar i OKB-së e ka përshkruar situatën si “të patolerueshme”. Sakaq forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë pozicionet e Hamasit në Gaza qendrore dhe jugore. Duke bërë që përfundimi i luftës të jetë larg synimeve të Netanyahu.
Izraeli thotë se luftimet nuk do të përfundojnë derisa Hamasi të mposhtet plotësisht. E ardhmja e afërt në të gjithë rajonin, dhe veçanërisht për mijëra civilë që jetojnë në kushte të tmerrshme në Gaza, duket e zymtë dhe e vështirë.
Ndërkohë, familjet e pengjeve, të cilët vijojnë të mbahen ende në Rripin e Gazës, mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv filluan një tumbim. Ata i bënë thirrje qeverisë që të punojnë për shumë për të kthyer në shtëpi, familjarët, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre.
Të tjerë protestues bënë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Izrael dhe bllokuan një autostradë kryesore të Tel Avivit, duke u përleshur me policinë që arrestoi dhe u përpoq të zmbrapsë turmën. Protestues të tjerë u mblodhën pranë rezidencës private të kryeministrit Benjamin Netanyahu duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo