Aktori Julian Deda, ishte një nga konkurrentët e parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të “Vëllait të Madh”. I gëzuar dhe i emocionuar për këtë eksperiencë të re, Juli u bë pjesë e këtij formati duke harruar kështu dhe çfarë ka thënë vite më parë për këtë spektakël.
9 vite më parë, më 2015, aktori si duket ka patur të tjera komente për “Big Brother”. Përmes një postimi aso kohe, Juli thonte se ky emosion është “amoral” dhe i “dëmshëm”.
Sipas tij jo vetëm që nuk i mëson asgjë të mirë shoqërisë, por i shkatërron dhe ato pak parime që i ka mësuar jeta, prindërit dhe mësuesit.
“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thahftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron dhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër!”, shkruante Juli dikur në llogarinë e tij në “Facebook”.
Lind pyetja, çfarë do i mësojë Juli vallë këtë vit shoqërisë shqiptare, të cilët që prej 13 janarit janë “gozhduar” në ekrane duke i ndjekur këta personazhe me interes dhe emocione të forta?!
POSTIMI I JUL DEDËS
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo