
Përgjatë pasdites së kësaj të diele në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të tipi “Romeo Veshaj ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip, është zëvëndësuar nga binjaku i tij, Donaldi”.
Ngjashmëria e frikshme e djemve ka bërë që shqiptarët t’i ngatërrojnë, madje dhe loja që Romeo është duke bërë po i duket si një “deja vu” e Big Brother Vip 1, ku konkurrent ishte Donaldi.
Por, pse njerëzit e kanë gabim? Ky që shihni në foto dhe që është në shtëpi është Romeo dhe s’e luan topi. Nëse i bëjmë një vëzhgim më të detajuar portretit të banorit dhe Donaldit do të shohim që mjekra është ajo që bën diferencën.


A ju ndihmoi ky artikull?PoJo