Lajme

Kemi ulje të popullsisë? INSTAT: Të dhënat e Censit s’kanë përfunduar

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Review” ka përgënjeshtruar lajmet se kemi një ulje të popullsisë.

Ajo ka thënë se rezultatet e Censit nuk janë ende gati, pasi fillimisht duhet të kalohen të gjitha fazat e domosdoshme të procesit, dhe më pas të bëhen publike.

Dhuli theksoi se është një data-bazë e madhee cila kërkon profesionalizëm dhe saktësi. Prandaj, është më mirë që të presim rezultatet e sakta, sesa t’i rikthehen më vonë rishikimit.

 “Ne për të qenë korrekt me përdoruesit dhe me publikun gjykuam se është më e drejtë të nxjerrim një shifër cilësorë, të cilës të mos i kthehemi më pas për të diskutuar, apo për të analizuar në detaje këto faza, si banesat boshe, kontaktet, refuzimet.

TS Poll - Loading poll ...

Ndaj ky ishte gjykimi jonë në konsultim edhe me asistencës teknike, kjo në  fakt në krahasim jo vetëm me Censin e kaluar të vitit  2011, por edhe në krahasim me Cense të tjera te realizuara në Evropë, është një periudhë e shkurtër koha në të cilën do të bëjmë publike zyrtarisht rezultatet e Censit.

Sepse është një data-bazë e madhe kërkon procese, profesionalizëm,  saktësi dhe është shumë e rëndësishme që çdo fazë të ndiqet me shumë rigorozitet. Ndaj është më mirë të kemi një statistikë mbi rezultatet e Censit, e cila do të jetë e besueshme, cilësore dhe të mos i rikthehemi rishikimit”, tha ajo.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo