Lajme

25 vite nga Masakra e Reçakut

Si sot 25 vite më parë ka ndodhur “Masakra e Reçakut”, ku forcat paramilitare serbe vranë pa paralajmërim 45 burra, gra, pa dallim, në Reçak të Kosovës, mes të cilëve dhe një djalë 12 vjeçar.Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo