ShowBizzz

Nga kolltuku i deputetes te ai i BBV, Ori Nebiaj zbulon mesazhin e stafit të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, është ulur këtë vit në stolin e opinionistes së Big Brother Vip 3. Por, si e priti Ori këtë ftesë, dhe më e rëndësishmja si e pritën kolegët e saj deputetë në Kuvend?!

Për “Top Channel”, Ori ka treguar se në momentin që Lori Hoxha i propozoi këtë pozicion, iu bë qejfi, pasi është rritur brenda ambienteve të këtij televizioni. Ndërsa, sa i përket komenteve të kolegëve në Kuvend, deputetja tha se e pritën mjaft mirë, madje ka patur urime edhe nga stafi i Kuvendit.

“Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist”, tha Ori, teksa më tej e pyetur se kë do dontë të shihte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, ajo u përgjigj: Pse jo të dy?

“Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament”, tha Ori ndër të tjera.

Pjesë nga intervista me Orin:

Sa gati është Ori Nebiaj ta thotë mendimin e saj troç?

Ori Nebiaj: Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jem e drejtpërdrejt dhe pa emocione tifozërie përsakohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një gjë me përgjegjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë.

Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetri në këtë studio si opinionist?

Ori Nebiaj: E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Bigu gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vri mendjen sepse do të dalim shumë mirë.

Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori Nebiaj: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.

A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

Ori Nebiaj: Nuk e di, mendoj se njëri…

Kë do të doje të shihje ti?

Ori Nebiaj: Pse jo të dy?

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb