Lajme

Dezinformimi, shqetësimi botëror i dy dekadave, pas tij krimi kibernetik e luftërat

Ndërsa ka filluar sot Forumi Ekonomik i Davosit dhe liderët politikë, të biznesit, teknologjisë, shoqërisë civile janë mbledhur për një javë në këtë forum për të diskutuar sfidat e së ardhmes, një raport për Riskun i kësaj organizate që do tu vihet në dispozicion gjithë liderëve tregon se në të ardhmen e afërt dy vjeçare, bota do të përballet me riskun e dezinformacionit.

Pra media online, dhe përhapja e lajmeve të rreme me një qëllim të caktuar, është faktori kryesor i zhvillimeve në dy vjeçarin që vjen. Në terma 10 vjeçare të një dekade, dezinformacioni kalon në vendin e pestë, dhe në vend të parë ngjitet moti ekstrem.

Tabela ngre shqetësimin për 10 faktorët që do të orientojnë botën në periudhën 2 vjeçare dhe 10 vjeçare.

Janë të njëjtat çështje, por që renditja e tyre ndryshon, nga aspekti afatshkurtër, në atë afatgjatë të një dekade.

Mes tyre, përveç keqinformimit të qëllimshëm dhe motit ekstremisht të keq, renditen edhe pasiguria e krimeve kibernetike që do të jetë një trend. Në dy vitet e ardhshme pasiguria nga krimet kibernetike llogaritet në vend të katërt, ndërsa për 10 vjeçarin, bota, bizneset e qeveritë do t kenë marrë masa dhe kjo pikë renditet në vendin e tetë.

Raporti nga Fourimi i Davos
Pjese nga Raporti nga Fourimi i Davos

Polarizimi i shoqërisë, konfliktet e armatosura mes shteteve, inflacioni, mundësitë e pakta ekonomike, emigrimi, rënia ekonomike dhe ndotja janë ato që shoqërojnë dy vjeçarin.

Ndërsa në afatin e një dekade, deri në 2034, bota pritet të përballet me të tjera sfida sipas raportit, dhe kjo përfshin ato që i përkasin ambientit, ku sfidat e katër vendeve kryesore mbeten moti ekstremisht i keq, ndryshimet në ekosistemin e botës, humbja e biodiversitetit dhe kolapsimi i ekosistemit apo humbja e burimeve natyrore.

Bota përballet me sfida të ndryshme. E si do të trajtohen këto në forumin e Davos këtë javë mes 15 janarit deri në 19 janar, ku gjithë liderët e botës, në politikbërje dhe në biznes, do të vendosin se çdo të bëjnë në të ardhmen.

//Newsbomb.al

WEF the Global Risks Report 2024 by Newsbomb Albania on Scribd

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo