ShowBizzz

VIDEO/ Plas keq në Big Brother, Roza Lati “i përvishet” Jul Dedës: Ik o karagjoz..

Të gjithë në këtë sezon të Big Brother Vip, janë futur në shtëpi me “shpata të mprehta”. Një ndër personazhet më të komentuar dhe thumbues është aktori Jul Deda. Që prej momentit që këmba e këtij të fundit shkeli në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, filloi me lojërat si dhe me shakatë e tij që në shumicën e rasteve, ashtu si dhe vetë banorët e thonë janë “me të qeshur, por me të ngjeshur”.

Së fundmi ka qenë Roza Lati ajo e cila është prekur nga shakatë “pa kripë” të Julit, i cili iu drejtua moderatores duke i thënë se publiku është duke e sharë. Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Roza, e cila nuk ‘ia përtoi” dhe ia tha në sy se është “karagjoz” dhe të ketë kujdes me fjalët që flet.

Pjesë nga debati:

Roza : Pse i shtyni njerëzit në urrejtje, ti e di ca populli na rrethon

Juli: Hey publik i dashur, mos e shani Rozën, hey mos e shani Rozën.        

Roza: Hey Luj karagjozi, mblidh mendjen dhe mbaje veten kur flet.

Juli: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani, mos më ccaj mua kokën tani.Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.

Roza: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull. Nëse e marrin te interneti unë mund të kem më shumë audiencë së ty.Ia fut kot

Juli: Ik o Roz ik. Unë i them bëra shaka kjo…

Roza: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

Roza: Të lutem mbaje veten, të respektoj thinjat.

 

© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb