Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato përmes një postimi në “X” ka bërë thirrje dhe apelon për më tepër bashkëpunim mes forcave politike dhe funksionim normal të parlamentit për reformat e integrimit.
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato të premte, 12 Janar zhvilloi një takim me Ministren e Shtetit, Elisa Spiropali. Ai ka zbardhur takimin me një fjali ku theksin e ve tek zbatimi i Reformave për një parlament më efektiv.
“Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë, zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë midis të gjitha institucioneve”- shkruan Gonzato në platformën X.
Sipas tij, pas procesit screening, tashmë vendi ka një tablo të qartë për reformat që duhet të kryejë për integrimin.
Por, Gonzato thekson se, “të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE”.
Thanks to the screening process, Albania has now a clear picture of the reforms needed for EU accession. As I said to Minister Elisa Spiropali during our first meeting [last Friday], delivering on these reforms will require an effectively functioning parliament…
1/2 pic.twitter.com/kIfREXPPEM— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) January 15, 2024
Sesioni i ri nis me votimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, sipas propozimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili krijoi në strukturë dy ministri të reja duke sjell në kabinet Blendi Gonxhe si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Adea Pinderin si ministre shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Konfliki politik mban peng nismat ligjore që kërkojnë 84 vota, si reforma zgjedhore apo ndryshimet në Kodin Penal dhe emërime në institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit.
Prej nëntorit pjesa më e madhe opozitës proteston pasi socialistët rrëzuan kërkesat e saj për hetim parlamentar për konçensionet e qeverisë në shëndetësi dhe kërkesën për të pasur përfaqëues në komisionin e reformës zgjedhore.
Sesioni i vjeshtës u mbyll në një situatë të pazakontë ku seancat parlamentare i ngjanin më shumë një sheshi proteste, ku deputetët e opozitës ndiznin tymuese dhe përmbysnin karrtiget, ndërsa deputetët e shumicës ngrinin kartonin për të miratuar ligjet.
Socialistët në mënyrë të njëanshme ndryshuan ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, duke parashikuar masa ndëshkimore afatgjata deri në 60 ditë për deputetët që tentojnë prishjen e seancave plenare.
Po ashtu, PS kaloi punën e komisioneve parlamentare online me një vendim të kontestuar të Konferencës së Kryetarëve, i cili u mor pa praninë e opozitës dhe në mungesën e regjistrimit audio.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo