Lajme

E pandodhur më parë, Begaj dështon të flasë në Kuvend nga rrëmuja e opozitës

Seanca e parë e sesionit parlamentar për vitin 2024 nisi me tensione dhe kaos.

Me bilbilë dhe pankarta në duar të vendosur përreth foltores, deputetët e opozitës vazhduan aksionin e tyre, duke shkaktuar rrëmujë dhe zhurmë në sallën e parlamentit.

Ndonëse prezentë në sallë ishin edhe diplomatët e huaj në Shqipëri, deputetët e opozitës të pabindur për tu ulur në karriget e tyre për mbarëvajtjen e seancës, bënë të pamundur daljen e presidentit Bajram Begaj, i cili sipas axhendës pritej të mbante fjalim hapës në seancën e parë të vitit 2024.

Lidhur me këtë kryetarja e Kuvendut, Lindita Nikolla tha: “Ndjesë presidentit Bajram Begaj që për shkak të opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalimin e tij në Kuvend”.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo