Moderatori Meriton Mjekiqi që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, ka marrë vëmendje. Më tepër atë të vajzave të cilat e kanë komentuar dhe vënë në dukje fizikun e tij.
Meritoni nuk ka pritur më gjatë dhe e ka shfrytëzuar këtë situatë për tu afruar dhe flirtuar jo me një, por me dy banorët Heidi Bacin dhe Rike Roçin.
Fillimisht ai është afruar me bukuroshen shqiptare Heidin në kuzhinë, më pas dhe në ambientin e jastëm të shtëpisë, në një moment edhe duke përfshirë banorin tjetër, aktorin Jul Deda.
Në një moment ai dëgjohet duke thënë “Ah ça na qënka dashnia…”
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
Më pas Meritoni ka vazhduar flirtin me Rike Rocin. Të dy shtrirë në krevat ata ndajë batuta me njëri-tjetrin ku në një moment dëgjohet kur Rikja i thotë se përse qëlloi Meritoni në Big Brother.
Rike: Po pse mo pse? Pse qëllove në Big… ishe mirë jashtë
Meriton: E mos thuaj që s’jam ëmbëlsira
Rike: po..po…vërtet
Meriton: A po vazhdojmë të rimë në krevat , a cohena?
Rike: Si të dush…
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
Këto flirte të moderatorit kanë ngjallur debate në opinionin publik, se kë nga dy vajzat pëlqen Meritoni.
Por ai në një moment shfaqet i përqafuar me të dyja, gjest i cili po komentohet shumë.
Meritoni në klipin prezantues theksoi se është beqar dhe nuk e përjashtonte mundësinë e një romance në shtëpi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb