Blendi Gonxhja, i cili sot ka marrë detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.
Gonxhja për “Opinion” ka treguar njohjen me Ramën, në kohën kur ai ishte pedagog, ndërsa Gonxhja ishte student.
“Jam njohur në vitin e parë të universitetit, të shkollës së arteve. Ai ishte pegadog, ishte frymëzues i klasës, i auditorit, i ambjenteve tona. Kërkonim ndryshime ekonomike në vend, politika të reja ekonomike.
Nuk është miqësor në kuptimin e një miqësie të pavarur nga ambientit. Ambienti ynë, arti jetesa, kushtet e vështira. Ne donim të ndryshonim realitetin. Mbaj mend një herë që vraponim nëpër Tiranë pas IFA-ve të shpërndarësve të furnizimimeve të MAPO-ve dhe ku atletet si modë thonin që do i çonim në një një MAPO dhe i çonin në një tjeter, që të mos vërshonin njerëzit. Dhe në 2 të natës, vraponim për të parë se ku do të shkonin atletet”, tregoi ai.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo