Vetëm dy ditë kanë kaluar nga nisja e Big Brother Vip Albania 3, por debatet mes banorëve janë ndezur. Së fundmi, gazetarja Ilnisa Agolli ka ironizuar këngëtaren Vesa Smolica, pasi kjo e fundit i ngatërroi emrin. Ilnisa tha se i ka shumë miq shqiptarët nga Gjakova, ndryshe nga afrimiteti që ka me Vesën. Kjo e fundit, me ironi e pyeti nëse gazetarja ka pasur partner nga Kosova.
Vesa:Ti je arsyeja pse kapesh me njerëz me fjalë, mos u kap me fjalë
Ilnisa: Mos më hajde mrapa mi. Unë doja me pushu me një njëri që kam urë respekti.
Vesa: Nuk të lexoj mendjen ty
Ilnisa: Nuk po kuptohemi
Vesa: Sa i përket emrit, nuk mbaj mend mirë. Mua më thanë Vjosa, s’ka lidhje me Vesën
Ilnisa: Kishim dhe miq të përbashkët. Nuk të kanë thënë ty kush jam. Më thanë ca gjëra për ty që s’po ti them. Gjërat e mira që donin ata të ndodhnin…ti duket sikur s’je nga Gjakova
Vesa: Nëse s’jam shoqja jote, s’jam nga Gjakova e? Ata gjakovart a kanë fjet me ty në një dhomë?
Ilsnia: Më shumë
Vesa: Ça ke pas në Gjakovë, ke pas në partner?
Ilnisa: Pse duhet me fjet në krevat me një burrë me pas partner? Ke nevojë për një dush
Vesa: Edhe ti ke nevojë për informacion. E dheza njonën, hodha benzinën. Si e kishte emrin Drin?