Taylor Swift dhe Travis Kelce mund ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër brenda vitit – planifikojnë të fejohen gjatë verës.
Mediat e huaja shkruajnë se dyshja nuk donin të fejoheshin gjatë dimrit pasi nuk donin që publiku të mendonte se ky ishte një vendim i nxituar.
Thuhet se ata se kanë ndërmend të marrin këtë hap të rëndësishëm gjatë muajit korrik atëherë kur edhe çifti bëjnë një vit të lidhur së bashku. Dalja e parë publike e Swift, dhe Kelce ishte në shtator, kur ajo erdhi për ta parë atë për ta mbështetur në ndeshjet e tij.
Teksa koha e saktë e historisë së tyre të dashurisë mbetet paksa private, shkëndijat e para duket se kanë filluar nga viti 2022. Çifti i famshëm sapo ka kaluar pushimet së bashku me familjen dhe madje edhe natën e Vitit të Ri dhe kanë bekimin e familjarëve dhe miqve të tyre.
/TeVe