Në Mitrovicën e Veriut raportohet për dy persona të plagosur pas një shpërthimi granate dore në afërsi të një hoteli në në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e së hënës.
Policia ka njoftuar se të dy personat janë jashtë rrezikur për jetën, edhe pse një prej tyre ka marrë dëmtime më të rënda në trup.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 7 makina të cilat ndodheshin në atë rrugë. Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje.
Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale serbe, shihet se në vendin e ngjarjes përveq Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo