ShowBizzz

Pas letrës së Princit, Elia Zaharia reagon për herë të parë: Nuk doja ta rrisja vajzën me prindër të ndarë, por…

Pas Princ Lekës që konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga bashkëshortja, ka reaguar edhe Elia Zaharia

Teksa konfimron se ka nisur procedurat ligjore të divorcit ajo thotë se nuk e kishte menduar ndonjëherë divorcin, por ndonjëherë ndarja duket të jetë zgjidhja më e mirë.

“Miq dhe dashamirës, Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizmin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!