Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davas, ka zbardhur temat të cilat priten të diskutohen.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjes nga Serbia.
Gjithashtu, ai ka bërë me dije se në këtë takim mund të jetë në të njëjtin panel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa ka konfirmuar se nesër do të ketë një takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan James O’Brien.
“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj.
Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërsa nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James ’Brien, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, ka deklaruar ai.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo