Mbrëmjen e 13 janarit startoi sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” me mjaft ndryshime.
Këtë herë prezantimi i këtij programi iu besua Ledion Liços, ndërsa në karriget e opinionistëve u ulën Arbën Hajdari dhe Ori Nebijaj.
Gjithashtu 18 personazhe iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilët që në ditët e para kanë krijuar pëlqim te publiku.
Pëlqim për një prej personazheve ka edhe ish-banorja e BBVA, Beniada Nishani.
E pyetur nga një fanse se, “Kush të pëlqen më shumë tani në Big dhe pse është herët pak, por momentin kush të pëlqen?”, Beniada tha:
“Personalisht për atë që pak e njoh më pëlqen Heidi, Romeon jam kurioze ta shoh në lojë, nga Roza pres debate të bukura, dhe tani për tani më ka bërë për të qeshur Elvisi. Por është akoma shumë shpejt. Këto janë personazhet e mi në listë. Të tjerët nuk i njoh”.
lokimagazine