Lajme

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefat e rinj në Lezhë dhe Lushnje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur këtë të martë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në komisariatin e Lezhës dhe Lushnjës.

Agim Hoxha ështëemëruar shef i komisaritatit të Lezhës, duke u transferuar nga DPPSh.  Hoxha do të zëvendësojë Behar Cakën.

Ndërsa në  Edmond Pjetri është vendosur shef komsiariati në Lushnjë, duke i zënë vendin Agim Bashës. Ky i fundit është emëruar në Akademinë e Policisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo