ShowBizzz

Dua Lipa dhe i dashuri i ri dalin në publik së bashku për herë të parë

“New look, new boyfriend”, as disa muaj nga ndarja me regjisorin Roman Gavras, Dua Lipa konfirmon romancën e re.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner dolën publikisht duke konfirmuar kështu zërat për romancën e tyre.

Dua Lipa dhe i dashuri i ri, Callum Turner

Pak ditë më parë, ata u filmuan duke shkëmbyer puthje gjatë një feste në Los Angeles , video kjo e cila u bë virale në rrjetet sociale. Aty nisën dhe thashethemet e para.

Më pas ajo u fotografu duke dalë nga një event pyetje-përgigje të Turner në Teatrin Aero në Santa Monica, Kaliforni.

“Është një lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit,” – tha një burim i brendshëm për “The Sun”.

Edhe pse janë ditët e para të romancës së tyre, duket se marrëdhënia mes tyre është mjaft intensive. Këtë e tregon edhe prezenca e saj në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan edhe aktori.

Dua Lipa në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan aktori britanik
Dua Lipa në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan aktori britanik

Aktori britanik ka qenë në një lidhje me aktoren Vanessa Kirby nga viti 2016-2017. Ndërsa Dua Lipa, lidhjen e fundit e kishte me regjisorin Roman Gavras. Lidhje e cila mund të konsiderohet tashmë si një “Dashuri vere”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb