Lajme

Punimet në Elbasan-Qafë Thanë, Balluku: Synojmë dalje të re në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet e kantierit të lotit 2 në aksin Elbasan-Qafë Thanë, e cila është pjesë e Korridorit VIII.

Balluku bëri me dije se në kantier po kryen disa punime paralelem, si dhe synohet një dalje e re në Maqedoninë e Veriut përmes një tuneli.

Ndodhemi në korridorin e 8, por në një segment tjetër të sapohapur. Segmentet janë të fragmentuara për shkak të gjeologjisë. Tani jemi te Kthesa e Murrashit. Do shkojmë direkt në daljen e re që e kemi dakordësuar me palën e Maqedonisë së Veriut. Do jemi afër urës së Bushtricës.

Tuneli do t’i afrohet atij të Llogorasë. Ne kemi mundësinë që të kemi një rrjet të plotë që do të jetë në shërbim të Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Strugë. Kemi një front tjetër punimesh, kantier tjetër, tashmë që kemi dalë nga ana tjetër e lumit, loti 3 dhe 4”, tha ndër të tjera ministrja.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo