Në një bisedë me Rozën, Rikja e ka pyetur lidhur me jetën e saj personale.
Ajo fillimisht e pyeti nëse ka një lidhje jashtë, pyetje së cilës Roza i ëshë përgjigjur ‘jo’ dhe madje ajo ka konfirmuar se ka rreth një vit që është ndarë nga i dashuri i saj.
Moderatorja ka shtuar se lidhja e saj ishte në distancë, gjë që e bëri edhe më të vështirë vazhdimin e lidhjes. Mirëpo ajo ka pranuar që momentalisht komunikon me dikë jashtë.
Ndër të tjera, Roza përmendi dhe lidhjen e saj të dikurshme me një personazh VIP kur ishte ende e re, duke nënkuptuar këtu artistin Stine.
“Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpsë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishte e madhe por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.”
lokimagazine