Rihanna dukej e pabesueshme gjatë daljes së saj për darkë mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja 35-vjeçare – e cila në gusht solli në jetë fëmijën e saj të dytë- i bëri kokat të ktheheshin teksa i drejtohej një restoranti në Santa Monica, Kaliforni.
Artistja kishte veshur një bluzë-korse në ngjyrë rozë e cila nxirrte në pah format e saj, dhe xhinse të gjera kombinuar me një xhup të madh të zi lëkure me gëzof të ngrohtë brenda. Riri e kompletoi look-un me një kapele bejsbolli Yankees dhe një gjerdan diamanti. Këngëtarja e hitit “ Umbrella” u pa në restorantin e saj të preferuar italian, Giorgio Baldi’s.
Rihanna dhe A$AP Rocky zbuluan emrin unik të fëmijës së tyre të dytë në shtator, një muaj pas lindjes së tij. Çifti e mirëpriti në heshtje djalin e dytë në Los Angeles. Ajo dhe i dashuri i saj reper e quajtën djalin e tyre Riot Rose Mayers, sic tregon një certifikatë e siguruar nga The Blast. Ai duket se po ndjek gjurmët e vëllait të tij më të madh, emri po aq i pazakontë i të cilit gjithashtu fillon me “R”. Javë pas lindjes së djalit të tyre të parë, këngëtarja e Diamonds dhe A$AP Rocky zbuluan se ata e quajtën djalin e tyre RZA Athelston Mayers – një homazh për reperin Wu-Tang RZA. Rihanna dhe reperi i Nju Jorkut nuk e kanë treguar hapur frymëzimin pas emrit të djalit të tyre, megjithatë, kjo u nenkuotua nga fakti qe ai publikoi një këngë të quajtur Riot më herët në 2023.
bal