Princ Leka dhe Elia Zaharia, njoftuan nje dite me pare zyrtarisht divorcin. Oborri mbretëror konfirmoi se çifti do të nise procedurat e divorcit me argumentin se martesa e tyre 7 vjecare, tashme e kishte humbur funksionin e saj. Oborri mbretëror konfirmoi se çifti do të nise procedurat e divorcit, pasi martesa tashme e kishte humbur funksionin e saj.
Avokati i princit shpjegoi se: “Kjo është një ngjarje e re për Shqipërinë. Por pavarësisht situatës së protokollit të tyre ata do t’i drejtohen instrumentave ligjorë që funskionojnë në shtetin e Shqipërisë, siç është gjykata. Para se të shkojnë të gjykata nëse kanë dakordësi me njëri-tjetrin, shkojnë me një akt marrëveshje te noteri që shprehin vullnetin e tyre si do ndajnë pasurinë e vënë pas martesës dhe përgjegjësinë prindërore të fëmijës. Nëse kanë zgjehur këtë mënyrë, është më e thjeshtë dhe procedura zgjat më pak. Nëse i drejtohen gjykatës secili në hesap të vet, atëherë do vijojnë me procedurat gjyqësore që nis me seancën e parë që është ajo e pajtimit, gjjyqtari është i detyruar të respektojë kodin e familjes”.
Me nisjes e divorcit, çifti do të bjerë dakord edhe për ndarjen e pasurisë. Ndonëse bëhet fjalë për prona të oborrit mbretëror, avokati Bledar Meminaj, sqaron atë që parashikon ligji. “Pasuritë janë ato që vendosen gjatë regjimit martesor, nuk përfshine pasuritë që janë të trashëguara. Nuk përfiton partneri ka pasuritë e trashëguara. Të gjitha pasuritë jo vetëm në rastet mbretërore, por edhe në rastet e thjeshta, të gjitha pasuritë që janë vendosur para lidhjes së martesës janë pasuri vetjake”.
Avokati sqaroi po keshtu se kujdestaria e Princeshës Geraldinë sipas ligjit, i takon nënës dhe babai ka detyrim financiar, por çifti mund të arrijë edhe marrëveshje. “Në 99 % të rasteve kujdestarinë e merr nëna kur fëmija është i mitur. Për shkak të lidhjes që ka fëmija kur është i vogël me nënë. Por edhe këëshillat e psikologëve janë që fëmija duhet të rrijë me nnë deri në mosnën që ai duhet të zgjedhë vetëm me kë do të rrijë. Por kjo zgjdihet dhe me marrëvehsje nës epalët bien dakord që në një javë ta mbajë tre ditë njëri dhe katër ditë tjetri”.
bal