‘YouTuber’-i më popullor në botë, MrBeast, ka publikuar një video të plotë në platformën X (ish-Twitter) për herë të parë, pasi më parë kishte thënë se as “një miliard shikime” nuk do ta bënte të vlefshme për të.
Ylli i kanalit ‘YouTube’-ut, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, ka thënë se tani po provon X-in sepse është “shumë kureshtar” të shohë sa do të jenë të ardhura nga reklamat që do të gjenerojë, shkruan BBC.
Ky ndryshim i qëndrimit është një shtysë për platformën e rrjeteve sociale që po has vështirësi. Pronari i saj, Elon Musk, ka provuar strategji të ndryshme për të nxitur biznesin – të njohur më parë si Twitter – që nga blerja e tij në tetor të vitit 2022.
$1 Car vs $100,000,000 Car!!!
I’m curious how much ad revenue a video on X would make so I’m reuploading this to test it. Will share ad rev next week ❤️ pic.twitter.com/amSSmddFht
— MrBeast (@MrBeast) January 15, 2024
Këto përfshijnë ndarjen e të ardhurave nga reklamat me krijuesit me profil të lartë, diçka që bëjnë edhe faqe të tjera, përfshi YouTube.
Shuma që influencuesit mund të bëjnë ndryshon nga personi në person dhe termat e marrëveshjeve individuale mbahen konfidenciale, megjithëse mendohet se emrat më të mëdhenj mund të jenë në gjendje të negociojnë tarifa speciale.
MrBeast ka pretenduar se videot e tij në YouTube kushtojnë miliona dollarë për t’i bërë, por ai gjithashtu ka fituar një pasuri të tërë. Në nëntor të vitit 2022, Forbes vlerësoi se ai kishte fituar 54 milionë dollarë (49.6 milionë euro) në një vit nga YouTube. Që nga ajo kohë, ai ka fituar 120 milionë abonentë më shumë në kanalin e tij kryesor.