Kanë kaluar 3 ditë nga starti i BBV dhe përplasjet e replikat kanë përfshirë dhe personazhe jashtë shtepisë.
E ftuar për të dhënë opinionet rreth BBVA në “Shqipëria Live”, ish-banorja e Big Brother, tashmë opinioniste showbizi, Fjorentina ka habitur jo pak me deklaratën e saj rreth Meriton Mjekiqit.
Duket se Fjorentina ka një mesazh për Meritonin duke pranuar se është ngacmuar nga ai në club dhe se të gjithë famën e ka ndërtuar rreth dramës së fëmijës së tij me ish partneren.
Nuk dihet ende marrëdhënia mes dy personazheve, por Fjorentina nuk ka aspak mendim pozitiv për Meritonin.
lokimagazine