LifeStyle

Tonik, dietik dhe antiinflamator, vetitë e shkëlqyera të piperit të kuq në organizmin tonë

Speci i kuq ndryshe njihet me emrin Piperi Cayenne, dhe këtë emër e mban nga origjina, përkatësisht i qyteti i Cayenne në Guyanen Franceze.Ky spec kultivohet në Europe, Azi dhe Afrikë. Pluhuri i Cayenne merret nëpërmjet grirjes së specave të kuq djegës mbasi ata janë tharë.

Kjo mund të përdoret si erzë pikante në kuzhinë, për ti dhënë shije gatimeve të shumta, salcave dhe pjatave me baze orizi, makaronash, bishtajoresh apo sallatash.

Gjithashtu përdoren për të aromatizuar vajin ekstra të virgjër të ullirit.

Piperi i kuq po ashtu konsiderohet si një tonik efikas dhe stimulues, karakteristika që e bëjnë një erëz të përshtatshme për të ndihmuar tretjen. Stimulues i metabolizmit, përdorimi i tij konsiderohet i nevojshëm kur ndiqen dieta dobësuese për të humbur peshë. I atribuohet një efekt termorregullator në gjendje të stimulojë djersitjen, aftësi që e bëjnë të përshtatshëm në rast gripi apo të ftohuri.

Në rast se keni kollë, bajame dhe dhimbje gryke, piper i kuq është i mrekullueshëm në mënyrë të veçantë i përzier me shurupin e panjës apo mjaltin. Per përmbajtjen e tij me kapsaicinë, konsiderohet si antidolorifik dhe antinflamator i përdorshëm në rast dhimbjesh shpine apo dhimbje koke. Ka veti të mira antitumorale, ndihmon në qarkullimin e gjakut, uljen e treglicerideve dhe presionit të lartë të gjakut duke ndihmuar shëndetin e zemrës.