ShowBizzz

Degradon në ofendime debati Rike-Meri: Të ka kap kriza e VIP-ave, s’kam moshën e mamasë tënde

Rike Roçi dhe Meri Shehu janë përfshirë në një debat të ashpër këtë mbrëmje në Big Brother VIP.

Gjithçka nisi kur Rike vendosi të linte pa një biletë kthimi Merin dhe Ilnisën.

Rike: Si Gazi dhe Juli e thanë me shakan mos hyrjen time, sa i përket Merit dhe Ilnisës ishin reale me atë që thanë, ilnisa sapo pati mundësinë të më vinte në lojë, por mendoj se nuk i ka aftësitë të më vejë në lojë, Meri e ka nisur BBV dy ditë para.

Meri: Është goditje poshtë belit zonjë. Ne kur u futëm në lojë i lamë mbrapa ato që kishim jashtë, kemi ardhur të zgjidhim problemet jashtë? Pse duhet të penalizohem unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor, ishim të hutuar, sjell Rikja problematikën e ashensorit në BBV. Këta i ka kap kriza e VIP-ave. Vetëm kulturë që nuk ke, nuk jam sa mamaja jote, jam shumë më e re, ti je 40 vjeç.

Rike: Të ishe si mamaja ime do të ishe me shumë fat. Mund të ishe gjyshja.

Meri: Nuk do të të lë fare të flasësh.