ShowBizzz

Gjashtë banorët e rinj që hynë mbrëmë në shtëpinë e Big Brother (EMRAT)

Fation Kuqari, Dea Vieri, Klodian Duro, Albi Nako, Arta Kabashi dhe Bardhi janë gjashtë banorët e rinj që hynë mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip.

Mbrëmë u zhvillua nata e e dytë e spektaklit të BBV3. Në natën e parë të spektaklit në shtëpi u futën 18 lojtarë.

Në total në shtëpinë e Big Brother ka 24 banorë, të cilët do të mbajnë mbërthyer para ekraneve teleshikuesit.

Ndonëse ka vetëm pak ditë që loja ka filluar konkurrentët e Big Brother e kanë nisur me vrull garën e tyre në shtëpi, duke debatuar që në ditën e parë.

Lidhur me këtë opinionistja, Ori Nebiaj ka këshilluar lojtarët që të tregojnë kujdes në debate e sipër dhe të përmbahen pasi tani është vetëm fillimi i lojës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb