Sic mund ta keni lexuar deri më tani, në ekranin e Vizion Plus, producentja Holta Dulaku do të sjellë formatin e mirënjohur “Ferma Vip”, ose “La Fattoria” sic ka qenë versioni italian i program, që me gjasë të gjithë e keni ndjekur. Nëse nuk e dini, ky është një reality show që të sfidon psikologjikisht, por edhe fizikisht, i krijuar nga suedezët e Strix dhe që do të sjellin personazhet e njohur shqiptarë sic nuk i keni parë ndonjëherë.
Kështu, Dulaku, me eksperiencën në formatet e suksesshme “Dancing With the Stars” apo “Tu si que Vales”, do të bëjë të mundur që të shohim nga muaji mars artistët tanë të preferuar e jo vetëm, që do të sfidojnë veten në sfidat e jetesës në një fermë të vërtetë.
VIP-at duhet të punojnë si fermera, duke rritur kafshë dhe duke bërë punë në sektore të ndryshme të bujqësisë, në fermën e ndërtuar posacërisht për këtë program e që tashmë është në fazat e punimeve.
Dhe sipas “Kryefjala”, sigurisht që për fituesim do të ketë një çmim, që do të jetë në vlerën e 100 mijë eurove. Jemi mjaft kuriozë për të ditur tashmë drejtuesin e programit, opinionistët dhe patjetër, personazhet e njohur që do jenë pjesë, edhe pse disa ide i kemi, por më mirë të presim edhe disa ditë.