Princ Leka dhe Elia Zaharia njoftuan zyrtarisht divorcin në rrjetet e tyre sociale, pas më shumë se 7 vitesh martesë. Ata konfirmuan se çifti do të nisë procedurat e divorcit, pasi martesa tashmë e kishte humbur funksionin e saj.
Princ Leka do të vijojë procedurat e divorcit, sipas legjislacionit shqiptar. “Kjo është një ngjarje e re për Shqipërinë. Por pavarësisht situatës së protokollit të tyre ata do t’i drejtohen instrumenteve ligjorë që funksionojnë në shtetin e Shqipërisë, siç është gjykata. Para se të shkojnë të gjykata nëse kanë dakordësi me njëri-tjetrin, shkojnë me një akt marrëveshje te noteri që shprehin vullnetin e tyre si do të ndajnë pasurinë e vënë pas martesës dhe përgjegjësinë prindërore të fëmijës.
Nëse kanë zgjedhur këtë mënyrë, është më e thjeshtë dhe procedura zgjat më pak. Nëse i drejtohen gjykatës secili në hesap të vet, atëherë do të vijojnë me procedurat gjyqësore që nis me seancën e parë që është ajo e pajtimit, gjyqtari është i detyruar të respektojë kodin e familjes”, është shprehur avokati Bledar Meminaj.
Me nisjes e divorcit, çifti do të bjerë dakord edhe për ndarjen e pasurisë dhe avokati Bledar Meminaj sqaron atë që parashikon ligji. “Pasuritë janë ato që vendosen gjatë regjimit martesor, nuk përfshinë pasuritë që janë të trashëguara. Nuk përfiton partneri ka pasuritë e trashëguara. Të gjitha pasuritë jo vetëm në rastet mbretërore, por edhe në rastet e thjeshta, të gjitha pasuritë që janë vendosur para lidhjes së martesës janë pasuri vetjake”.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë prindër të një vajze. Avokati sqaron se kujdestaria e Princeshës Geraldinë sipas ligjit i takon nënës dhe babai ka detyrim financiar, por çifti mund të arrijë edhe marrëveshje.
bal