Lajme

Reforma Zgjedhore, kryetarja e OSBE-së në Tiranë takim me Bardhin

Clarisse Pasztory, shefja e Prezencës së OSBE në Tiranë do të takojë gjatë ditës së sotme Gazment Bardhin, në kuadër të Reformës zgjedhore.

Takimi do të mbahet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se dje, Pasztory zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Pas shumë muajsh bllokim të punimeve, drejtuesja e OSBE tha se pret nga dy bashkëkryetarët që të rifillojnë punën të premten, më 19 Janar, dhe të përshpejtojnë procesin në javët e ardhshme, të ndihmuar dhe nga ekspertiza ndërkombëtare.

Synimi i punimeve të këtij komisioni mbeten rekomandimet e OSBE-ODIHR, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se dy ditë më parë kreu i KQZ iu drejtua krerëve të partive politike në vend me një letër.  Në këtë letër Celibashi i ka rikujtuar disa çështje lidhur me përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2025. Kreu i KQZ tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të plotësojë dhe vlerësojë mbi nevojën për plotësimin e boshllëkut ligjore, si dhe theksoi se nëse nuk do të plotësohen boshllëqet në Kodin Zgjedhor, atëhere nuk do të jetë i mundur votimi nga jashtë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo