ShowBizzz

‘Sa fallco je’, reagon ashpër ish bashkëshorti i Ledjonës: Unë si prind nuk e di ku e ka lënë vajzën

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, pjesëmarrëse  e “Big Brother Vip Albania 3”, ka ndarë me banorët historinë e saj me ish-partnerin. Romeo Veshaj e pyeti rreth kësaj teme, duke e bërë Ledjonën të flasë për temën.

Romeo: A e ke xhan babain e vajzës?
Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura.
Romeo: Bravo!
Ledjona: Është babai i fëmijës tim.
Romeo: Prandaj po të pyes.
Ledjona: Ne kemi edhe komunikim për vajzën.
Romeo: Ai është me dikë tjetër?
Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet.
Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën.
Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.

Pas kësaj, ish-partneri i Ledjonës ka reaguar në rrjetet sociale duke e përgënjeshtruar rrëfimin e saj. Madje ai është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh.

“Sa fallco që je pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty, kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe me kë e ke lënë ti sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe vajzës ja ke prerë komunikimin me mua dhe mos u shtir aty se e dinë të gjithë cfarë babai isha dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua para disa ditësh ti ke hapur një padi për të marrë vajzën pa firmën time, pse nuk tregon ralitetin aty?”, ka shkruar ai.

‘Sa fallco je’, reagon ashpër ish bashkëshorti i